• |
ide | kryesore

Deputeti i Parlamentit Shqiptar nuk di të shkruajë korrekt shqip

Arkiva, Pikante
11145050_10204858386125704_8174555141060106928_n.jpg



Një nga deputetët e Parlamentit Shqiptar, që s’është parë ndonjëherë në foltoren e parlamentit, i uroi dje përmes rrjeteve sociale kolegët e tij për fillimin e sesionit të ri parlamentar. Por në mesazhin e Ylli Shehut, i zgjedhur nën siglën e PR dhe tashmë pjesë e grupit të LSI, shihet se ai ka probleme me drejtshkrimin e gjuhës shqipe. Ai s’di as të shkruajë korrekt as fjalën shqiptar, pasi e shkruan “shqiptëtar”. Pasi një portal ia vuri në dukje këtë, deputeti që në CV thotë se ka dy fakultete korrigjoi fjalën “ken” me “kenë”. Megjithatë Shehu s'ka pse të ndihet shumë keq, pasi në parlamentin aktual ka mjaft deputetë të tjerë si ai, që as kanë folur ndonjëherë për ndonjë çështje e as e shkruajnë shqipen si duhet. Lapsi.al

 Statusi i Ylli Shehut