• |
ide | kryesore

“Gjëegjëza e Ajnshtajnit” që vetëm 2 përqind e njerëzve mund ta zgjidhin

Arkiva, Planet
einstein.jpg



Gjëegjëza e mëposhtme thuhet se është shkruar nga Albert Ajnshtajni si fëmijë.

Ajo i atribuohet edhe Lewis Carrolit, edhe pse nuk ka evidencë për asnjërin si krijues të saj.

E njohur si “Gjëegjëza e Ajnshtajnit” thuhet se mund të zgjidhet vetëm nga dy për qind e njerëzve në botë.

Provojeni edhe ju:

Janë pesë shtëpi në ngjyra të ndryshme në një rresht. Në secilën shtëpi jeton nga një person me kombësi të ndryshme. Të pesë pronarët pinë pije të ndryshme, cigare të ndryshme dhe kanë nga një kafshë të ndryshme shtëpiake prej personit tjetër. Asnjë pronar nuk e ka të njëjtën kafshë, nuk e pi të njëjtën pije ose cigare si tjetri.

Faktet tjera: 

1. Britaniku jeton në shtëpinë e kuqe

2. Suedezi ka një qen

3. Danezi pi çaj

4. Shtëpia e gjelbër është në të majtë të shtëpisë së bardhë

5. Pronari i shtëpisë së gjelbër pi kafe

6. Pronari që pi cigare “Pall Mall” mban zogj

7. Pronari i shtëpisë së verdhë pi cigare “Dunhill”

8. Pronari që jeton në shtëpinë në mes pi qumësht

9. Norvegjezi jeton në shtëpinë e parë

10. Pronari që pi cigare “Blends” jeton afër atij që mban mace

11. Pronari që mban një kali jeton afër atij që pi cigare“Dunhill”

12. Pronari që pi cigare “Bluemasters” pi birrë

13. Gjermani pi cigare “Prince”

14. Norvegjezi jeton afër shtëpisë së kaltër

15. Pronari që pi cigare “Blends” jeton afër atij që pi ujë

Pyetja është kjo: Kush mban një peshk?

Nuk ka asnjë mashtrim, është thjesht logjikë. Ata që nuk kanë durimin të punojnë në kërkim të përgjigjes, shikojeni videon më poshtë. /koha/