• |
ide | kryesore

Shfaqet Luiza Xhuvani, këtë sezon rikthehet në skenë

Arkiva, Paparazzi
image.jpg



Aktorja e njohur Luiza Xhuvani po përgatitet t'i rikthehet profesionit të saj në teatër. Pas shkëputjes nga politika për shkak të implikimit të djalit të saj Kostandinit në vrasjen e 4-fishtë, ish-deputetja gjeti "strehim" tek bashkëpunëtori i saj i herëshëm, Kiço Londo. Pasi u punësua në Teatrin Eksperimental "Kujtim Spahivogli", pa kaluar shumë kohë, Luiza Xhuvani mori ftesën për t'u ngjitur sërish në skenë. Bëhet fjalë për "Hamletin", kryeveprën e Shekspirit, që sipas informacioneve të lapsi.al, po e punon me një regjisor shqiptar që ka studiuar në Greqi. Provat po bëhen në fshehtësi e diskrecion të plotë, ndërsa thuhet se Luiza Xhuvani do të luajë pikërisht rolin e Hamletit, në tragjedinë e përgjakshme me vrasje dhe hakmarrje.