• |
ide | kryesore

Alarm në SHBA/ ISIS sulmon FBI-në dhe Shtëpinë e Bardhë në 11 shtator

Arkiva, Planet
9-11.jpg



Në përvjetorin e sulmeve mbi kullat binjake SHBA është dridhur sërish. ISIS njoftoi se ka nisur një valë sulmesh online kundër institucioneve amerikane ku përfshihen bankat kryesore, FBI dhe Shtëpia e Bardhë. Lajmi është konfirmuar nga disa burime. Zyrtarisht autoritetet amerikane nuk kanë bërë as konfirmim dhe as përgënjeshtrim për çështjen. I gjithë sulmi përsgin edhe llogaritë në rrjetet sociale të këtyre institucioneve. Hakerat e kanë quajtur sulmin me nofkën “Goditet SHBA”. Në një njoftim të xhihadistëve thuhet se nëse nuk reshtin sulmet ndaj muslimanëve do të publikohen online të dhëna personale të Presidentit të SHBA, gruas së tij, bankave, NASA-s dhe autoritetit portal të Nju Jorkut. Për të provuar se e kanë seriozisht ata kanë publikuar paraprakisht një e-mail personal të Barack dhe Michelle Obama dhe numrat e telefonave celularë të Zonjës së Parë Amerikane. /lapsi.al/