• |
ide | kryesore

Studimi, 60% e të rinjve në Shqipëri duan të ikin një orë e më parë

I pakategorizuar
te-rinje.jpg


Një studim i fondacionit gjerman Friedrich Ebert, Rinia Shiptare 2015 “Ndryshim i ngadaltë, mbështetje tek interneti…dhe besim tek BE!”, nxjerr në pah faktin shqetësues që 60% e të rinjve duan të emigrojnë jashtë vendit, duke renditur si factor kryesor arsyet ekonomike. Kjo përqindje është rritur në raport me 53% që ishte në studimin e kryer në vitin 2011.
 
Një tjetër rezultat shqetësues është rritja e papunësisë tek të rinjtë. Sipas të dhënave të vitit 2014 rreth 22 përqind e të rinjve shqiptarë pohojnë se janë të punësuar (me kohë të plotë ose të pjesshme) në krahasim me 35 përqind që raportonin se ishin të punësuar në 2011.
 
Studimi i Friedrich Ebert është hartuar mbi bazën e të dhënave numerike e cilësore të mbledhura nga sondazhi kombëtar me 1200 të rinj në të gjithë vendin dhe nga bisedat e strukturura në 8 fokus grupe./