• |
ide | kryesore

Ylli Manjani i shqetësuar: Angela Merkel nuk është seksi

Arkiva, Paparazzi
image.jpeg



Në një panel ku u diskutua pë femrat e bukura dhe të pushtetshme, nënkryetari i LSI-së nuk u përmbajt në komente jo etike apo epitete nga më fyeset ,që u vuri personaliteteve më të larta të politikës botërore. Për Ylli Manjanin, kancelarja Merkel është "si nona e dreqit". Duke përforcuar mendimin e tij, Manjani tha për zonjën gjermane që shfaqet gjithnjë në publik me kostum, "shyqyr janë shpik' pantallonat se kush do e shifte me fustan apo fund". Më pas, jep shpjegimin për partnerin e Merkel: "burri i saj duhet të jetë ndonjë hallexhi", duke lënë të kuptohet se ai rri krah një femre të pushtetshme por jo të bukur, me pahir. Zv. Ministri i Transporteve vazhdoi më tej duke komentuar figurën e Zonjës së Hekurt, Margaret Thatcher, për të cilën shprehu rezerva duke thënë se ka një bukuri të mërzitshme, "shumë boring".

I ftuar në Opinion, lësëisti Manjani nuk u kursye as për Cristina Fernandez de Kirchner, Presidenten e Argjentinës, për të cilën tha, "kjo është e bome", duke iu referuar ndërhyrjeve estetike që kryetarja e parë femër e shtetit atje, ka bërë në portret.

Ndërsa për Presidenten femër të Brazilit, Dilma Rousseff, nënkryetari i LSI-së Ylli Manjani komentoi, "kjo katunarja braziliane". Në panelin e emisionit Opinion u gjend pranë Ylli Manjanit dhe kolegia e tij zv.ministre nga LSI, Nora Malaj, e cila aprovonte me kokë komentet e kolegut të partisë.