• |
ide | kryesore

“Ekziston vetëm një njeri që mund të na shpëtojë nga ISIS”

Arkiva, Planet
russian-president-vladimir-putin-getty.jpg



Rusia është e vetme fuqi e madhe në gjendje të shkatërrojë ISIS-in, pasi mund të shpërfillë akuzat dhe presionet e mediave perëndimore”.

Kështu ka deklaruar Guenyth Todd, ish-këshilltar i Barack Obamës dhe ish-anëtar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë.

“Bota ka nevojë për një vend shumë të fuqishëm që është i gatshëm të bëjë gjithçka për të luftuar terroristët. Njëkohësisht duhen shpërfilluar akuzat për shkelje të të drejtave njerëzore dhe ndërprerjen e burimeve financiare të ISIS që vijnë nga Turqia dhe vendet e Gjirit”, tha Todd.

Ai shpjegoi se SHBA-të kanë vështirësi të mëdha në nisjen e operacioneve luftarake pasi “shumë qytetarë amerikane duan të shmangin luftën”.

Dyshimi që kanë terroristët është se mos ndoshta edhe Rusia është trembur nga presionet perëndimore për të kryer një ndërhyrje përfundimtare.

“SHBA-të janë të pafuqishme të ndërhyjnë. Ata do të ndiheshin shumë të çliruar nëse Rusia do shkatërronte ISIS-in”,thotë Todd.

Ai shton se ky është momenti perfekt për t’i goditur pas Rusia do mbështetet mediatikisht pas sulmeve që ndodhën në Paris dhe sulmet do të jenë të justifikuar./tema/