• |
ide | kryesore

De Biasi po kërkon vota në Itali

I pakategorizuar
di-biasit-i-duhen-vota-n-euml-itali_hd.jpg


“Gazzetta Dello Sport” i ka kushtuar një tjetër artikull Giani de Biasit që është në garë për çmimin “Trajneri i Vitit” në “Gazzeta Awards”, çmimet e të përditshmes sportive më prestigjioze në Itali dhe një ndër më të mëdhatë e Evropës.

“Shqipëria mes më të mëdhenjve të kontinentit, De Biasi mes trajnerëve më të mirë”. Kështu e titullon reportazhin në fjalë “Gazzeta Dello Sport” ku shpjegon edhe përzgjedhjen e De Biasit si një ndër kandidatët për çmimin e “Trajnerit të Vitit” që i dedikohet kualifikimit të kuqezinjve në Euro 2016, diçka që u përjetua si një përrallë e bërë realitet në Shqipëri.

Përtej përshkrimit të entuziazmit me të cilin u përjetua kjo arritje në vendin tonë “Gazzetta” zbulon edhe një prapaskenë interesante ndërsa shpjegon se De Biasi u bë trajner i Shqipërisë thuajse rastësisht, një menaxher e lidhi në kontakt me drejtuesit e FSHF por ai nuk ishte i bindur në atë kohë pasi dëshironte rikthimin në Serinë A, pas dështimit në Udine.

Gjithsesi zgjedhja për të marrë drejtimin e Shqipërisë rezultoi ajo e duhura pasi u kurorëzua me arritjen e kualifikimit për ta bërë 2015 një vit magjik për të dhe tifozët shqiptarë, transmeton ss.

Çmimi “Trajneri i Vitit” për të cilin garon De Biasi jepet në bazë të një sondazhi ku mund të marrë pjesë lirisht kushdo në faqen e “Gazzetta Dello Sport”, votimi ka filluar në fakt prej dy ditësh dhe duket se rivaliteti është i madh, pasi në vendin e parë për momentin ndodhet trajneri i Napolit, Maurizio Sarri me 18% të votave, pas tij vjen trajneri i Dinamo Sassarit në volejboll, Romeo Saccheti me 15% të preferencave dhe trajnerja e gjimnastikës Emanuel Maccarani ka 12 % të preferencave po aq sa Antonio Conte.

De Biasi për momentin ka 11 % të votave, por deri në fund ku i dihet me ndihmën e shqiptarëve, edhe këtu mund të realizojë një përmbysje të madhe si ajo ndaj Armenisë në Elbasan Arena./telegrafi/