• |
ide | kryesore

Po fillon kohë interesante

Arkiva, Blog
arlind Qorri.jpg



Nga Arlind Qorri/ Të ngrohet zemra kur sheh aq shumë njerëz kundra qeverisë. Në një vend si yni, me këtë histori qeverisjesh që kemi, populli i derdhur rrugëve është inkurajues. Të ngroh zemrën, pavarësisht buzëve të rrudhura të të ngeshmëve trendy, edhe thyerja e xhamave dhe goditja e mureve. Institucionet tona janë të kalbura nga brenda e të lustruara nga jashtë. Të paktën për një ditë do të jenë njëlloj brenda e jashtë. Të ligështon nga ana tjetër jo thjesht gomarëria simbolike me bunkerin, por mbi të gjitha fakti që kaq shumë njerëz nuk mobilizohen nga rrjete organizatash të pavarura, por prej një partie po aq shkatërrimtare sa ato që na qeverisin ndaj të mirës publike. Të kredh në mendim fakti që policia sot nuk ndërhyu. Jo, siç pretendojnë qeveritarët dhe propaganduesit e tyre trupeshq, ngaqë kemi qeveri e polici tolerante. Me gjasë sepse në shtetin tonë të privatizuar institucionet nuk përfaqësohen nga godinat, por nga trupi i kryepushtetarit, Ramës. Ndoshta edhe për shkak të numrit të madh të njerëzve të mbledhur, përpara të cilëve gorrillat policore e parapolicore duken milingona. Se ç'qeveri e polici kemi është dukur më 2 nëntor, kur një grup studentësh guxuan të sfidojnë burrërinë e "shefit të madh" dhe u rrahën paq mu në mes të oborrit të fakultetit. Sidoqoftë, po hyjmë në një periudhë interesante. Shihemi më 16 dhjetor në demonstratën universitare!



2 Comments

  1. Gjynah, mos ja vini veshin,

    Gjynah, mos ja vini veshin, eshte qorr.

  2. Me falni se nuk e vura re

    Me falni se nuk e vura re mire, nuk qenka vetem qorr por paska lindur edhe ne are.