• |
ide | kryesore

Beqare 30, 40 dhe 50 vjeçe, çfarë ndryshon

Arkiva, Stil
beqare-30-40-dhe-50-vje-ccedil-e-ccedil-far-euml-ndryshon_hd.jpg



Të qenët beqare në ditët e sotme nuk është më një problem, edhe pse disa mund të jenë të trembura nga vetmia. Ja se si ndryshojnë gjërat në moshën 30, 40 dhe 50 vjeç.
Të qenët një grua beqare krenare, siç citohet nga sajti “Pieneta Donna”, është një ndër gjërat më të bukura të mijëvjeçarit të tretë. Sinonim i fuqisë së lirisë ose pavarësi totale ndaj kufizimeve, detyrimeve, gjykimeve, besimeve dhe çdo gjëje tjetër.
 
Por, gjithsesi, të qenët beqare ka në vetvete ende një lloj frike ose ankthi…kjo bëhet edhe më shumë e vërtetë me kalimin e kohës. Në disa momente në jetë, vetmia mund të jetë e vështirë për t’u duruar, pavarësisht avantazheve që mund t’u sjellë femrave moderne.
 
Veçanërisht, mënyra e jetesës gjatë beqarisë ndryshon kështu sipas moshës:
 
Beqare 30 vjeçe
Le të themi se kompromisi i duhur në këtë moshë, është të “priturit e asgjëje”, por gjithsesi, i të ndërtuarit të një jete të kënaqshme mes hobeve, pasioneve, miqve, partnerëve rastësorë, punës dhe impenjimeve të ndryshme. Por, nëse dashuria vjen, akoma më mirë.
 
Pra, të qenët beqare 30 vjeçe, ju jep ende shpresë për të ndërtuar diçka të bukur, vetëm ose në shoqëri. Shpresë e aftë edhe për të shëruar vuajtje të mëdha, ndoshta për histori të sapopërfunduara.
 
Beqare 40 vjeçe
Zakonisht kështu bëhesh pas dështimit të martesës së parë, ndoshta edhe me fëmijë. Reagimi i parë është ndjesia e zbrazëtisë, dëshpërimi i madh dhe pambështetja në një gjë të caktuar. Për pasojë, jeta që kishit menduar se do të zgjaste më shumë ose përgjithmonë, do të zhduket dhe ju nuk do të dini të bëni më asgjë dhe “rimëkëmbja” në këtë moshë nuk është më e lehtë si më parë, sidomos me fëmijë që mund t’i keni në përgjegjësi.
 
Takimi i personave të rinj, gjithmonë nëse e keni për qëllim, është më i vështirë, por nëse ndodh, duhet të dini se këtë herë duhet të jeni më të ndërgjegjshme dhe të dini se cilat janë limitet, shkruan Shqip. Këshilla gjithsesi është gjithmonë e njëjta: lërjani kohës për të vendosur mbi statusin e ri, sepse vetëm kështu do të ndërtoni një jetë të kënaqshme. Nëse më pas takoni sërish dikë, aq më mirë.
 
Por nëse 40 vjeçe jeni ende beqare dhe hidheni në mundësinë e parë që ju jepet, kjo do të thotë se jeni e mbërthyer prej dëshpërimit, sepse ora biologjike po bie dhe ju mendoni se e vetme nuk mund t’ia dilni dot dhe se doni të gëzoheni me fëmijë, ndërsa të tjerët do t’ju pyesin vazhdimisht për të reja etj., etj.
 
Beqare 50 vjeçe
Situata është e ngjashme si në moshën 40 vjeçe, ndoshta me fëmijë më të mëdhenj, por me një ndryshim të madh: gratë në këtë moshë, që mbeten beqare pas një martese të gjatë, ndonjëherë ndiejnë se rilindin në një jetë të re, ashtu sikur t’u jepej një shans i dytë për të qenë të lumtura. Pra, kthehen të reja ose jetojnë eksperienca që nuk kanë jetuar kurrë, për shkak të bashkimeve shumë të shpejta.