• |
ide | kryesore

Kur mes çiftit nuk ka dëshirë për seks

Arkiva, Stil
bcbcbcbc.jpg



Disa studime kanë treguar se është normale humbja e libidos së meshkujve, apo kur dëshira seksuale është në nivelin me të ulët të mundshëm. Shumë prej tyre e shohin se diçka nuk shkon, por nuk arrijnë ta kuptojnë se çfarë. Të tjerë e kalojnë pa e vënë re që në dhomën e ka një problem.

Humbja e dëshirës seksuale shkaktohet nga disa faktorë, të jashtëm dhe të brendshëm. Ata janë: stresi, depresioni, problemet e ndryshme shëndetësore dhe problemet tjera në raport me punën dhe kolegët që ndikojnë negativisht në jetën seksuale.

Kjo gjë shpesh herë varet edhe nga karakteri i partnerit. Meshkujt janë imun karshi problemeve të ndryshme, në mënyrën se si arrijnë të përballen me probleme dhe sfida dhe megjithëse nuk ndikojnë në jetën e tyre në përgjithësi shkaktojnë çrregullime në atë seksuale në veçanti.

Momentet kur partnerët janë në depresion të thellë atëherë është pothuajse e pamundur të ketë një jetë seksuale të mirëfilltë. Për ti ikur kësaj gjendje shpirtërore, duhet që të jeni strateg në gjetjen e zgjidhjeve për problemet e ndryshme, në mënyrë që ato të mos shkatërrojnë jetën tuaj nga depresioni dhe stresi, se për jetën seksuale ne ato raste as nuk ka vend të bisedohet, sepse ajo tashmë më ka ikur. Humbja e libidos do të shkaktojë një kohë të gjatë edhe humbjen e dëshirës për seks.

Partnerët duhet të kenë kujdes të mos e lënë tjetrin të arrijë deri në këtë pikë. Më pas gjërat do të jenë më të vështira për tu rregulluar. Duhet të keni kujdes në mënyrë që të mos arrini deri në këtë pikë.