• |
ide | kryesore

Gjen 43 mijë euro në rrugë dhe i kthen

Arkiva, Pikante
euro-m.jpg



Ndërsa dilte nga një parking, ai ka gjetur 43 mijë euro dhe është vënë menjëherë në kërkim të atij që i kishin humbur.
 
Një burrë në Itali është bërë protagonist në ditët e fundit të këtij viti. Luigi Tidei punon si shofer në provincën e Ascoli Piceno-s. Ndërsa dilte nga një parking, ai ka gjetur 43 mijë euro dhe është vënë menjëherë në kërkim të atij që i kishin humbur.
 
“Parkova makinën dhe vura re se poshtë veturës në krah ishte një çantë. E mora dhe brenda saj gjeta një portofol.
 
Në të ishin 43 mijë euro, të gjitha prerje 500-she të lidhura me një shirit ku shkruhej shuma. Nuk kisha parë kurrë aq shumë lekë. M’u drodhën këmbët. Por menjëherë vendosa t’ia rikthej të zotit”, thotë ai.
 
Për fatin e mirë të atij që i kishte humbur, në portofol ndodheshin dokumentet e identifikimit. Nëpërmjet tyre, ai ka gjetur shtëpinë e burrit dhe i ka kthyer shumën. Personi në fjalë, pronar i një dyqani bizhuterish të shtrenjta, ende nuk e kishte vënë re mungesën e parave, të cilat i kishte bërë gati për një pagesë.
 
Ai i ka ofruar Luigi-t një shumë të konsiderueshme, por ky i fundit nuk ka pranuar asgjë, duke u mjaftuar vetëm me një kafe.
 
“Nuk hezitova asnjëherë t’ia kthej paratë që gjeta. 43 mijë euro u hyjnë në punë të gjithëve, por nuk janë paratë ato që marrim me vete në botën tjetër. Janë veprat e mira ato që na bëjnë të mbahemi mend”, thotë ai