• |
ide | kryesore

FOTOT/ 10 kishat më të bukura në botë

Arkiva, Planet
9-3.jpg



Hidhini një sy 10 kishave më të pazakonta në të gjithë botën

1 – Las Lajas Sanctuary, Kolumbi

 

1

E ndërtuar në një lartësi 100 metra brenda kanionit të lumit Guaitara, kjo kishë është kthyer në një vend pelegrinazhi pasi Virgjëresha Mari u shfaq përpara një gruaje me vajzën e saj të shurdhër, dhe I ndihmoi gjatë një stuhie në shekullin 18.

 

2 – Kisha e Bordung Stave, Norvegji

 

2

Në vitin 1180, fshatarët e Borgundit në jug të Norvegjisë ndërtuan një kishë të re. Por ndryshe nga kishat e vjetra, të cilat ishin shkatërruar pasi kishin përmbajtje druri, kjo kishë u ndërtua me gurë.

 

3 – Kisha Bethlehem, Iran

 

3

Gjithashtu e njohur si Kisha Bedkhem, kjo kishë apolistike armeniane e shekullit 17 , mund të gjendet në Isfaham, në qytetin Safavid në Iran. Ky qytet I ka të gjitha rrugët e mbushura me monumente e ndërtesa. Kisha është e dekoruar me 72 piktura.

 

4 – Notre Dame du HautFrancë

 

4

Kisha këtu, ndodhet në afërsi të Ronchamp në lindje të Francës. Ndryshe ajo është e njohur si “Zonja e Samitit”, që prej shekullit 18, kur u kthye në vend pelegrinazhi. Në fillim të shekulli 20, kisha pësoi disa dëmtime, kryesisht nga zjarri dhe më pas nga bombardimet e vitit 1984.

5 – Kisha e fortifikuar Viscri, Rumani

 

5

Në fillim një kështjellë dhe tani një kishë. Ajo është kthyer në kishë që në shekullin e 16. Ka qenë gjithnjë e rrethuar me mure 7 metra të lartë. Edhe në brendësi ka mure të larta druri. Tani ajo I përket Unesco-s. Në këtë fortesë sot nuk ka më shumë se 500 njerëz.

6 – Kisha Gergeti Trinity, Gjeorgji

 

6

Ajo shtrihet në malet e bardha kaukaze, në zonën e quajtur Kazbegi. Qëndrimi në shkëmb, e bën kishën akoma më të mrekullueshme. Ajo daton që nga shekulli 14, dhe prej kohësh është përdorur si pikë referimi për udhëtarët.

7 – Kisha King’s College, Kembrixh

 

7

Kjo kishë është e ndërtuar që në kohën e Henrit të gjashtë, në vitin 1446. Kjo është një nga kishat më të bukura dhe më të njohura në botë. Ajo ka arritur t’i bëjë ballë Luftës Civile në Angli. Sot ajo shërben edhe si kolegj për studentët e Kishës.

8 – Kisha e Shën Gjergjit, Etiopi

 

8

Kjo është një nga 11 kishat monolitike. Ajo është e pozicionuar në vendin e quajtur Lalibela në Etiopinë qendrore. Në shekullin e 12, Mbreti Lalibela kishte si qëllim të krijonte Jeruzalemin e Ri, kur pelegrinazhi kristian e kishte të vështirë qëndrimin në Lindje të Mesme për shkak të pushtimeve myslimane.

9 – Kisha Bartholome, Gjermani

 

9

Kjo kishë në Bavari të Gjermanisë, është e aksesueshme vetëm me varkë ose një xhiro të gjatë në këmbë. Ndërtesa ka qenë e pozicionuar këtu që në vitin 1134, por atia e kuqe me stilin Barok i është shtuar në vitet 1600.

10  – Kisha Hallgrimskirkja, Islandë

 

10

Kisha e Hallgrimur është 73 metra e lartë, dhe është e dizajnuar me stil ekspresionist. U deshën 38 vjet për ndërtimin e plotë të saj që nisi në vitin 1945, por tani ka edhe një funksion tjetër. Shërben edhe si kullë vrojtimi./tirana observer/