• |
ide | kryesore

Media e Irfanit shpall Edi Ramën politikanin e vitit 2015

I pakategorizuar
8FD3661304B72C1E99F57152EE4A504F.jpg


Gjatë 2015-s, politika ka qenë ushqimi kryesor për mediat, sepse politikanët e kanë servirur atë cdo ditë të vitit, pa mungesa. Dikush ka qenë më protagonist dhe ka spikatur me deklarata. Në këtë pikë ka insistuar agjencia e lajmeve BalkanËeb kur ka publikuar sondazhin me temën, ‘Viti 2015 po mbyllet dhe ngjarje të shumta politike kanë ndodhur. Disa politikanë kanë qenë më protagonistë se të tjerët. Ju, cilin prej tyre do e shpallnit, Politikanin e Vitit?”.

Pas rreth 10 ditësh votimi online, lexuesi i BalkanËeb përzgjedh kryetarin e qeverisë z Edi Rama, Politikanin e Vitit me 695 vota kundrejt mbi 2 mijë votave që u votua në total sondazhi. Lista më pas vijon me Ben Blushin e Sali Berishën, ndërsa Lulzim Basha renditet në vend të katërt. I fundit në listë është Koço Kokëdhima.

Edi Rama (32%, 695 Vota)

Ben Blushi (22%, 492 Vota)

Sali Berisha (13%, 286 Vota)

Lulzim Basha (9%, 199 Vota)

Erjon Veliaj (7%, 146 Vota)

Ilir Meta (4%, 89 Vota)

Shpetim Idrizi (4%, 84 Vota)

Kreshnik Spahiu (2%, 50 Vota)

Mesila Doda (2%, 49 Vota)

Bujar Nishani (2%, 48 Vota)

Voltana Ademi (2%, 34 Vota)

Koco Kokedhima (1%, 21 Vota)