• |
ide | kryesore

Drama te “Shihemi në gjyq”/ Nëna mallkon të birin dhe humb ndjenjat (video)

Arkiva, Paparazzi
lappp.jpg



Ka përfunduar shumë keq një seancë ndërmjetësimi te rubrika “Shihemi në gjyq” te “E dile shqiptare” në Tv Klan. Në seancë ishin nëna përballë të birit të lindur në martesën e saj të parë. Ajo e akuzonte atë se ishte treguar mosmirënjohës për pasurinë që i kishin dhënë duke lënë pa të ardhura dy fëmijët që kishte me burrin e dytë. Sipas nënës ai kishte marrë një pjesë të tokës dhe para, por i biri i mohonte duke deklaruar se ai ishte trajtuar si punëtor në këtë familje. Edhe njerku i tij ka ndërhyrë duke e akuzuar për mosmirënjohje.  Në një moment gjakrat janë nxehur dhe zonja ka humbur ndjenjat. Pas kësaj është futur publicitet. Me rikthimin në studio djali ishte larguar ndërsa seanca u mbyll pa marrëveshje. .lapsi.al