• |
ide | kryesore

Arian Çani, kryetar i jurisë në spektaklin ku do zgjidhen yjet shqiptarë të pornos

Arkiva, Paparazzi
cani1.jpg



Eventi jo i zakonshëm i cili ishte lajmëruar disa muaj më parë në “Zonë e Lirë” nga ish-banori i BB8, duket se është duke u finalizuar. Organizatori Kika, tha se kandidatët për “Miss dhe Mister Pornstar” kanë nisur provat për përfaqësimin e tyre nudo në skenën e spektaklit që do të mbahet në qytetin e Vlorës. Për Express, Kika tha se kryetari i jurisë që do të vlerësojë kandidatët lakuriq është vendosur të jetë, gazetari Arian Çani. Figura e Çanit i cili njihet si mikpritës i personazheve të tillë, të cilët shkaktojnë skandale në televizion, duket se ka rënë dakord të vlerësojë performancën seksuale që të rinjtë nga Shqipëria e Kosova, do të shpalosin këtë Shkurt në Vlorë.