• |
ide | kryesore

Mjeku Dalip Gjoka realizon ëndrrën: Bleona më telefonoi për Vitin e Ri

Arkiva, Paparazzi
dalip-gjoka-620x413.jpg



Mjeku 64-vjeçar nga Burreli, i cili shkaktoi zhurmë me propozimin për martesë që i bëri Bleona Qeretit, më në fund ka mundur të bisedojë privatisht me këngëtaren.
 
Pas propozimit publik që Dalipi i bëri asaj tre muaj më parë, Bleona ka hedhur hapin e parë drejt tij, duke i telefonuar mbrëmjen e 1 janarit.
 
“Panorama Plus” shkruan sot se telefonata është bërë për ta uruar për Vitin e Ri 2016 dhe për t’i shprehur qëndrimin e saj personal rreth dëshirës së pediatrit për t’iu vetëforuar si babai i fëmijës së saj të ardhshëm.
 
Vetë Dalipi e ka mbajtur sekret këtë telefonatë, por më pas e zbuloi, duke e treguar se ishte këngëtarja që e kishte telefonuar dhe uruar.