• |
ide | kryesore

Sadije Berisha rrëfen detaje nga dashuria e re me mister Suedinë

Arkiva, Paparazzi
image_433.jpeg



Fati i ish-bashkëshortes së Shkëlzenit, 10 vite më e vjetër se djali i ish-kryeministrit Berisha, duket se është shkruar për të qenë krah meshkujve më të ri në moshë. Në një intervistë të fundit në Panorama, 48-vjeçarja ka rrëfyer momente nga njohja dhe jeta që po kalon me mister Suedia, 2000.
 
Emri i tij është Christian Borgvall dhe sipas Sadijes, ata janë njohur mes miqsh dhe për shkak të punës.
 
"Është 47-vjeç dhe ka dy fëmijë vetëm nga një vit më të mëdhenj se fëmijët e mi, një vajzë dhe një djalë. Ai di të jetë një baba i mrekullueshëm dhe fëmijët tanë shkojnë shumë mirë së bashku. Medina dhe Laidoni, fëmijët e mi, janë shumë të lumtur që e kanë atë në jetën e tyre, dhe unë gjithashtu", ka përfunduar Sadije Berisha e cila prej më shumë se 2 vitesh i është kthyer jetës në Suedi.