• |
ide | kryesore

“Dita” dhe “Tema”: Ku i gjen lekët Armina?/ Modelja replikon publikisht

Arkiva, Paparazzi
armina hapje.JPG



Pjesëmarrja e bloger-es shqiptare në Javën e Modës në Milano, krahas komenteve mbi takimet e Arminës me njerëz të rëndësishëm të industrisë, modeleve apo stilistëve, ngjalli debat dhe për një fustan të sajin Versace, që bukuroshja ekspozoi në llogaritë personale.

“2250 dollarë fustani, por kush ia paguan?” – ngritën dyshimet njëzëri, gazetat “Dita” dhe “Tema”, duke shtuar se Armina as nuk firmos në bordero!

Por, përgjigjen duket se ia ka dhënë vetë e partnerja e Shkëlzenit e cila ka qartësuar në facebook, se veshjet e saj janë të sponsorizuara nga vetë firmat që e ftojnë të marrë pjesë në shfaqjet e tyre.

”Per te gjitha mediat qe shqetesohen per cmimin e fustanit tim,tashme fale bloggut per te cilin po punoj cdo dite krahas ftesave, edhe shume prej veshjeve te mija reklamohen si pasoje e bashkepunimit me vete firmat dhe dyqanet e markave! I tille ka qene edhe ky fustan dhe shume prej veshjeve te tjera gjate javes se modes.” – shkruan Armina.