• |
ide | kryesore

17 vjet më parë nisën bombardimet e NATO-s mbi Serbi (video)

Arkiva, Dossier
RTS-650x358.jpg



Dita e 24 marsit 1999 është nga më të rëndësishmet për shqiptarët e Kosovës. Kjo është dita kur NATO filloi bombardimin  ushtrisë dhe makinerisë vrasëse serbe.

Por derisa në Kosovë, shqiptarët të cilët të cilët rreth 1 milion ishin shndërruar në refugjatë duke kaluar në vendet fqinje apo duke u zhvendosur brenda territorit, i gëzoheshin bombardimeve, në Serbi kjo cilësohej si agresion e NATO-s mbi një shtet sovran.

Ish zëdhënësi i NATO-s, Jamie Shia, televizionin e Serbisë e kishte cilësuar si medium të propagandës, dhe për këtë arsye më vonë gjatë 78 ditëve të bombardimit, deri në kapitullim të Millosevicit, Aleanca veri-Atlanike edhe e kishte bombarduar.

Por derisa me 24 mars 1999, në TVSH, folësja Besa Çeku dha lajmin e gëzuar se NATO ka marrë urdhër për të filluar bombardimet mbi ish Jugosllavinë, në televizionin e Serbisë, në orën 19:30, edicioni kryesor i lajmeve kishte nisur me adresimin e Sllobodan Miloseviçit, si president i Jugosllavisë.

Në fjalimin e tij, Miloseviç kishte deklaruar se NATO po bën agresion mbi Jugosllavinë, se vendi do të mbrohet dhe se shteti do të mbrojë sovranitetin e integritetin qoftë edhe me ushtri.

Më tej, lajmet vazhdojnë me adresimin e ish presidentit rus, Boris Jelcin, mbledhjen e jashtëzakonshme të Qeverisë së Serbisë dhe kronika të tjera për fuqinë dhe gatishmërinë e së ish Armatës Jugosllave./lajmi.net