• |
ide | kryesore

Mediat kosovare ndajnë Jonidën nga burri, por çfarë thotë vetë këngëtarja?

Arkiva, Paparazzi
jonida express.JPG



Portalet në Kosovë prej ditës së djeshme janë mobilizuar të servirin një lajm, me sa duket të pavërtetë.

Pa iu referuar asnjë burimi dhe sipas vetë këngëtares “janë thashetheme kafenesh”, Express shkroi se Jonida Maliqi i ka dhënë fund martesës me Gent Prizërenin.

Në fakt, këngëtarja e cila që prej fillimeve të karrierës jetën private e ka mbajtur larg vëmendjes së publikut, shpesh është sulmuar për marrëdhënien e saj me bashkëshortin.

Nisur nga hapësira e ngushtë që Jonida i ofron qoftë edhe mediave për jetën familjare, u gjet sërish një ‘boshllëk’ për spekulime.

Lajmet për divorc duket se kanë mbërritur deri në veshin e këngëtares e cila e kontaktuar nga Prive, e mohoi një trillim të tillë duke nënvizuar faktin se raportime të tilla e bëjnë për të qeshur në lidhje me nivelin e mediave që shkruajnë spekulime kafenesh.