• |
ide | kryesore

Soni Malaj në lidhje me një djalë më të ri, e konfirmon këngëtarja?

Arkiva, Paparazzi
soni.JPG



Kanë kaluar vetëm pak muaj nga ndarja e saj me balerinin italian Mirko, por Soni Malaj duket se menjëherë e gjeti ngushëllimin… në krahët e një mashkulli më të ri!

Këngëtarja e njohur u përfol në media për lidhjen e re të nisur me një djalë më të ri në moshë, me të cilin nuk e lidh muzika por pasioni për palestrën.

Raportimin mbi romancën e re me djaloshin, Soni nuk e mohoi e as nuk e pranoi. Ndonëse së fundi ka publikuar videon e re me Skivin, interesi i gazetarëve është të mësojnë detaje nga jeta private e këngëtares.

Prive e pyeti Sonin për këtë, ndërsa ajo u përpoq ta kalojë me sportivitet situatën, duke u sjellë gjoja sikur nuk dinte që këto fjalë qarkullojnë prej kohësh në shtypin rozë.

“Llafe, llafe janë”, u përgjigj Soni me të qeshur, duke lënë të kuptohet se thashethemet mbi lidhjen e saj të re, janë të vërteta. Kështu, mamaja e Annës 4-vjeçare pranoi për herë të parë lidhjen e re, shkruan Prive.