• |
ide | kryesore

“Gulseren” ndahet nga burri pas 6 vitesh (foto)

Arkiva, Paparazzi
60873045.jpg



“Fate të kryqëzuara” është serial turk, i cili po ndiqet në masë të madhe, si në Turqi ashtu edhe në Kosovë e Shqipëri.

Më e popullarizuara aktore turke, Nurgul Gultekin, është e lindur më 26 gusht 1976, në Afjonkarahisar të Turqisë, nja 300 kilometra larg Stambollit, shkruan “Kosovarja”.

“I kam dy motra më të mwdha, të cilat më kanë përkëdhelur, ashtu që jam rritur si princeshë. Andaj, nuk është çudi që jam paksa egocentrike, asnjëherë në shtëpi nuk kam punuar asgjë, ndërkaq gjithmonë kam pasur atë që më ka interesuar”, – thotë Nurgul, e cila në serialin shumë të shikuar “Fate të kryqëzuara” luan rolin e Gulserenit. Ajo u vendos nw Stamboll pas diplomimit në aktrim në Universitetin “Eskisehir” në rajonin e Anadollit, e që si emër përkëdhelës ka emrin “Yeşilçay”, që në shqip do të thotë “çaj i gjelbër”.

Por, ajo nuk arriti ta përfundojë në tërësi serialin, sepse u largua, kur edhe u “qëllua për vdekje në natën e martesës” (sipas serialit). Në një postimin në “Instagram” aktorja ka shkruar: “Largimi im nga ky serial ishte njësoj si të shpartallohej biblioteka ime më e bukur. Unë kurrë nuk e kam lënë punën time përgjysmë, gjithmonë e kam dashur dhe e kam respektuar atë që bëj. Unë përfundova si një kornizë shumë të bukur misionin në serialin “Fate të kryqëzuara”, – shkruan Kosovarja.

Nurgul e ka përfunduar komentin e saj duke falënderuar regjisorin dhe të gjithë kastën e aktorëve me të cilët ka punuar…

“Aktrimi është profesion i çuditshëm. Jeta kalon e ne merremi me jetët e të tjerëve, ngjarjet e të tjerëve… Jetojmë me jetët e të tjerëve: gëzohemi, hidhërohemi, qeshim, qajmë…”, – thotë Nurgul.

Ajo martohet me kolegun saj të aktrimit, Kemo Ozeron, me të cilin kanë një djalë me emrin Osman Nejati.

“Jam falënderuese për gjithë atë që sjell jeta, sidomos kur bëhet fjalë për tim bir, Nejatin, e që shëndeti, fati dhe edukata, janë gjërat më të rëndësishme për mua në botë. Por, tash, kur pas 6 vjet martesë kam mbetur vetëm me të, barra e përgjegjësi është edhe më e madhe”, – thotë aktorja.

Ajo u nda nga burri, Cemo Ozera, 17 vjet më i vjetër se aktorja, e që u njoh me të në një spektakël aktrimi në vitin 2004. Bashkërisht kanë xhiruar serialin “Ujdhesa e engjëjve”, kurse janë kurorëzuar në vjeshtë të të njëjtit vit. Jeta e tyre bashkëshortore zgjati nga viti 2004 deri më 2010. Ishte martesa e saj e parë, kurse për burrin e saj ishte martesa e katërt. Një vit më vonë u lindë djali, të cilin e pagëzojnë Osman Nejati. Shtatzënia ishte shkaktari kryesor që ajo në atë kohë u largua plotësisht nga jeta publike… Nurgul deri tash është nderuar me çmimet më të larta për aktrim…/Kosovarja/