• |
ide | kryesore

Bojken Lako “tradhëton” Bashën, shfaqet në krah të Erion Velisë

Arkiva, Paparazzi
bojken lako eri veli.jpg



“Nuk ka asgjë të largët” këndonte dikur… dhe vërtetë, pa u mbushur viti që në krye të Bashksië erdhi Erion Veliaj, kantautori i njohur për look-un shumëngjyrësh, ka kapërcyer në anën e kryetarit të ri.

Bojken Lako i cili deri në qershorin e shkuar përfaqësonte të djathtët në Këshillin e Bashkisë së drejtuar nga Lulzim Basha, gjatë katër viteve nuk u pa të aktivizohej në sallën e diskutimeve. Por, pavarësisht kësaj, një mundësi e re duket se e ka joshur, për të tentuar sërish në ngritjen e politikave të artit në kryeqytetit.

Së bashku me disa artistë të tjerë, Bojken Lako ka qenë sot në një mbledhje ku Erion Veliaj i ngarkoi ata, për të projektuar një festival artistik për Tiranën. Nuk dihet se si është pritur nga PD-ja kalimi i kantautorit me PS-në, po të kemi parasysh se përfshirja e tij me blutë daton që nga fushata e vititi 2009, kur këndonte “Shqipëria po ndryshon” krah Sali Berishës.