• |
ide | kryesore

Noizy tall Tunën me Cozman: U ndanë ato dy gocat

Arkiva, Paparazzi
image.jpeg



Thashethemet që qarkulluan javën e fundit mbi ndarjen e çiftit Tuna-Cozman, me sa duket janë të vërteta. Lajmin e ka konfirmuar edhe vetë Noizy, reperi i cili u lakua në media si faktori kryesor i ndarjes së dyshes.

I ftuar në “Zonë e Lirë”, Noizy pranoi se pas prezencës së tij tek “6 ditë pa Ermalin”, ku tha troç se kishte shkuar me Tunën, gjërat ndryshuan në marrëdhënien mes zogut dhe reperit kosovar.

Pyetjes së gazetarit Arian Çani nëse Tuna dhe Cozman u ndanë për shkak të tij, Noizy iu përgjigj me kunjë: “Po po u ndanë ato dy gocat, se ato të dyja si goca me duken”, batutë që shkaktoi humor në studio.