• |
ide | kryesore

Historia e pronarit, që përgjoi çiftet për 25 vjet në motel

Arkiva, Stil
160411_r27947_rd-1200x630-1459452789.jpg

Çiftet kur shkojnë në një dhomë moteli, gjithë çfarë duan është të kenë pak privatësi.
Por nuk kanë qenë kaq me fat çiftet që e kanë vizituar një motel në Kolorado.

Pronari i këtij biznesi për 29 vite i ka spiunuar dhe më pas edhe ka marrë shënime të shumta për disa gjëra nga të gjithë çiftet që kanë qenë mysafirë tek ai.


Gerald Foos e kishte blerë këtë motel me 21 dhoma bashkë me gruan e tij, Donna, në vitin 1960 është subjekt i librit të ri nga gazetari Guy Talese.

Së bashku me gruan e tij ai kishte vendosur grila të rreme në disa dhoma, të cilat ia kishin mundësuar atyre që të shohin gjithçka çfarë ndodhte prapa dyerve të mbyllura.

Foos për herë të parë e kishte kontaktuar gazetarin Talese në vitin 1980, kur i kishte dërguar atij një letër duke i treguar se “ai i ka vëzhguar seksin në mes shumë çifteve në këto 15 vitet e fundit”.

Pronari i motelit ose ndryshe “vëzhguesi”, pasi shihte çiftet duke bërë seks masturbonte ose bënte seks me gruan e tij Donna.

Foos e kishte shitur motelin në vitin 1995, por ai kishte grumbulluar qindra faqe ku kishte përshkruar historitë, e më pasi ia kishte dërguar gazetarit.

Vetëm në vitin 1973, Foos shkruan se është dëshmitar i 185 orgazmave mashkullore dhe i 33 orgazmave femërore.

Ka shumë mundësi se Foos të jetë dëshmitar edhe i një vrasje.

Në vitin 1977 ai ka shkruar se “pas një përleshje dhe argumentimi për një ore, skena e vëzhguesit u bë më e dhunshme. Mashkulli e kapi për fyti vajzën derisa ajo mbeti pa ndjenja. Në panik më pas ai iku nga moteli”.

Sidoçoftë, ai thotë se nuk mund të nderhynte në këtë situatë sepse ai ishte thjeshtë “vëzhgues”.

Foos thotë se trupi i gruas është larguar më pas nga policia menjëherë pasi që ai kishte informuar.

Gazetari Talese më pas bashkë me Foos kishin vizituar papafingon e tij të fshetë ku ai i tregoi gjithë çfarë kishte parë për 25 vite.

Historia e plotë e këtij njeriu që vëzhgoi çiftet fshehurazi për 25 vite do të publikohet në librin e gazetarit Tales nën titullin “Udhëtimi i vëzhguesit”.

 

Kthehu