• |
ide | kryesore

Pse fantazojnë gratë për ish të dashurit e tyre?

Arkiva, Stil
s_2099865b-large_transqVzuuqpFlyLIwiB6NTmJwZwVSIA7rSIkPn18jgFKEo0-621x358.jpg

Çfarë nëse fantazia juaj do ishte lënduese për partnerin me të cilin jeni tani? Çfarë nëse fantazia juaj është për ish-in tuaj?

Në një kërkim të fundit nga IllicitEncounters.com ata zbuluan se 60% e femrave kanë pranuar se kanë pasur fantazi për ish të dashurit e tyre.


Po pse e bëjmë? Burrat të cilët u pyetën, thanë se nuk eksitohen duke mbledhur kujtesa nga ngjarje seksuale që kanë ndodhur, po mbajnë fotografi të tyre nudo në telefon.

“Është thjesht një kujtesë,” thotë njëri prej tyre. “Mua nuk do më pengonte nëse ajo do kishte fotografi të mia, në fakt do ndihesha i lajkatuar.”

Ndërsa te gratë, u gjet se këto fantazojnë më shumë për lidhjet një-natore ose ndonjë lidhje shumë të shkurtër, dhe më pak për një partner me të cilin kishin një lidhje të gjatë emocionale.

“Gratë gjithashtu po bëhen më të sigurta seksualisht, dhe më pak të përgaditura të ngelen të kënaqura me dikë që është i dytë më i miri në një lidhje. Ato zakonisht martohen me burra për attribute ‘sensitive’- si për shembull nëse do jetë besnik apo baba i mirë. Z. Ndjeshmëria është në rregull për 5 vite martesë, por pastaj gratë kërkojnë ngazëllim diku tjetër.” tregon studimi.

Por, nëse pyesim ekspertët, ka një sërë arsyesh pse do mendonim për ish-at tanë. Për më shumë, shumica e këtyre mendimeve janë për veten tonë- dhe jo për shkak të një arsyeje të thellë që na ndihmon të kthehmi me të- siç thotë terapistja e seksit dhe lidhjeve Sarah Berry:

“Nëse keni ndjenja të pazgjidhura për ish-in është e lehtë të krijojmë një version të idealizuar përmes fantazisë tuaj, dhe të krahasojmë partnerin aktual me këtë. Nëse e gjeni veten duke menduar kërshtu, mendoni për ish-in, çfarë do humbisnit, çfarë është e mirë dhe çfarë është e keqe. Provoni dhe pikturoni një imazh realistik.

Mund të ndodhë që fantazitë tuaja po aktrojnë si pengesë mes ju dhe partnerit tuaj që të ju mbrojë nga lëndimi. Mund të jetë se keni nevojë për më shumë kohë për t’u shëruar. Ose mund të jetë për shkak se partneri aktual nuk është për ju. Të zbuloni se çfarë kuptimi kanë fantazitë për lidhjet e shkuara mund të ju ndihmojë të kuptoni se çfarë doni për veten tani.

Kështu që nëse e gjeni veten duke menduar për seksin që keni pasur në 2009, mos bëni panik.

Ekspertët mendojnë që një çift nuk duhet të përfundojë kur partneri ndihet në këtë mënyrë. Sipas psikologes Krystal Ëoodbridge: “Njerëzit shpesh ndihen fajëtorë për këto ndjenja dhe mendime. Është e rëndësishmë të kujtojmë çfarë mendime dhe fantazi lejohen, dhe cilat janë private. Dhe gjithashtu, ndjenjat dhe emocionet nuk janë aq racionale sa mendimet. Ato janë të vërteta që nuk mund të hiqen vetëm se truri juaj ju thotë t’i hiqni./lajmi.net

 

Kthehu