• |
ide | kryesore

Duket një familje normale, por kjo është një foto horror (FOTO)

Arkiva, Stil
5717be2715e09_Snake1.jpg



Në pamje të parë duket se kjo është fotoja e një familjeje normale dhe të lumtur që ka dalë për piknik në fshat, por nuk është kështu.

Me sy të lirë shihen prindërit që pozojnë me vajzën e tyre dhe qenin e familjes.

Ai që ka një shqetësim duket se është babai që sheh poshtë pasi vëren diçka te këmbët.

Shikoni dorën e nënës dhe do të kuptoni arsyen pse bashkëshorti i saj është i shqetësuar.

Pikërisht në atë moment një gjarpër po e sulmon gruan te dora.

Fotoja po përhapet me shpejtësi në rrjet dhe origjina e saj për momentin është e paqartë.

Ajo u postua në rrjetin social Reddit nga një person që thotë se është mik i kësaj familjeje.

Ky person shkruan se gjarpri kafshoi dhe qenin që ngrodhi menjëherë.

“Për fat të mirë, gruaja u dërgua në spital dhe shpëtoi”, – thotë ai ndërsa nënvizon se shpëtoi nga pickimet vajza e vogël që për të mund të ishte fatale. /lapsi.al/

Family photo captures moment of fatal snake attack