• |
ide | kryesore

Rrëfimi i vajzës që i zgjatën periodat 5 vjet

Arkiva, Stil
prrrrr.jpg



Kur cikli menstrual zgjat  5 ditë është e tmerrshme dhe e padurueshme. Imagjino çfarë duhet të thotë  një grua australiane, që ka qenë me  perioda për 5 vjet pa ndërprerje, si shkak i një sëmundjeje të rrallë.

27-vjeçarja Chloe Christos ka qenë në moshën 14-vjeçare dhe i ka kaluar vitet e adoleshencës të saj me këtë sëmundje.  Mesatarisht çdo femër humb gjatë ciklit menstrual 60 ml gjak, kurse Chloe ka humbur më shumë se 500 ml gjak.  Pas kësaj, asaj i është zhvilluar anemia e rëndë  ku as transfuzionet javore nuk mund ta mbanin gjakun në nivele të qëndrueshme.

Në moshën 19-vjeçare Chloe u diagnostikua me një sëmundje të rrallë të quajtur Von Willebrand. Chloe kishte përdorur ilaçe të ndryshme, por asnjë nuk i kishte funksionuar. Ajo zbuloi se për t’u mbrojtur nga kjo sëmundje duhej të pinte një ilaç për hemofilinë  dhe pas fillimit të këtij trajtimi asaj i zgjat cikli katër deri në pesë ditë.

Tani Chloe është duke bërë një fushatë për gratë që kanë probleme me çrregullimin e gjakut. Ajo thotë se u përball me shumë diskriminime pasi shumë njerëz mendojnë se hemofolia është një sëmundje që prek meshkujt dhe për këtë arsye ajo është duke mbrojtur gratë që vuajnë nga e njëjta sëmundje./blitz/