• |
ide | kryesore

Katër tipat e meshkujve që kërkojnë vetëm krevatin

Arkiva, Stil
JCP-0612-02.jpg



Ka nga ata që futen drejt e në temë, disa përgatiten, disa luajnë dhe të tjerë janë të dhunshëm.
 
Në një studim janë pyetur rreth 4 mijë femra dhe rreth 68 për qind e tyre irritohen nga shumë veprime që bëjnë partnerët e tyre gjatë dhe pas seksit. Po cilat janë gabimet që bëjnë meshkujt në shtrat?
 
Pas seksit, cigare dhe gjumë
Është tipi që lodhet nga seksi dhe do të flejë menjëherë. E shumta që mund të bëjë është edhe një cigare pas aktit. Është faji është i sterotoninës, një neurotransmetues që indukton tek mashkulli qetësinë pas kënaqësisë. Përpiqu të mos e humbasësh magjinë e zgjimit: pas një faze të shkurtër pushimi, e sigurt që do të jetë më në formë se më parë.
 
I papërmbajtur
Është gjithmonë i eksituar dhe nuk i njeh lojërat paraprake. Nuk është i ëmbël dhe as romantik, vetëm të hyjë direkt në temë. Mund të ndodhë që nëse ul ritmin, rrezikon të humbasë ereksionin. Por nëse është shumë i shpejtë dhe i ashpër edhe në përkëdhelje, atëherë bëhet fjalë për mungesë eksperience dhe pak drojë. Përpiqu të kontrollosh veprimet e tij dhe të kërkosh të jetë më i kujdesshëm duke ndërruar edhe pozicion.
 
I dhunshëm
Është tipi që në krevat transformohet dhe humbet kontrollin. Herë-herë, edhe të lëndon nga dhuna. I pëlqen të bëjë seks në këtë mënyrë, sepse eksitohet nga agresiviteti dhe “nënshtrimi” i femrës, por harron se seksi është një shkëmbim dashurie dhe pasioni, që të lejon të provosh ndjenja përtej kënaqësisë fizike.
 
Gjithmonë të njëjtin pozicion
Mund të jetë i ëmbël dhe i kujdesshëm në shtrat, pasionant dhe i dashur, por është gjithmonë njëlloj dhe nuk merr mundimin të ndryshojë pozicion, shkruan revista class. Ka një lloj pasigurie që e karakterizon në krevat, ndaj edhe u frikësohet eksperiencave të reja.