• |
ide | kryesore

Meta kap vendin e parë me tre vjet në krye të Kuvendit

I pakategorizuar
meta-demokrat.jpg


“25 vjet parlament. Kush ka qenë kryetari më i mirë?” Kjo pyetje iu bë në një sondazh online, lexuesve të BalkanWeb, duke listuar emrat e 7 kryeparlamentarëve prej momentit që Parlamenti për herë të parë u konsiderua, pluralist.

Me qetësi e dashuri, Ilir Meta, kryeparlamentari aktual fiton sondazhin me 763 vota nga totali i 2 481 votave gjithsej që mori sondazhi i publikuar në pak ditë. Meta ka marrë detyrën e kreut te Parlamentit në vitin 2013.

E dyta, shumë e pëlqyer ka qenë Jozefina Topalli që ka drejtuar Kuvendin nga viti 2005-2013, ndërsa i treti për nga numri i votave ka qenë i ndjeri Pjetër Arbnori, që ka drejtuar legjislativin në vitet 2002-2005.

I katërti në listë është Servet Pëllumbi, i pesti Skënder Gjinushi, i gjashti Namik Dokle dhe i fundit, i shtati në listë me më pak vota, është Kastriot Islami, me 79 vota. Ky numër i pakët votash justifikohet ndoshta dhe nga kohë qëndrimi i Islamit si kryetar Parlamenti. Kastriot Islami ka qenë në këtë funksion vetëm për një vit, (’91-’92).