• |
ide | kryesore

Për të arritur orgazmën njëkohësisht me partnerin provoni këto metoda

Arkiva, Stil
sss.jpg



Orgazma është njëra prej fuqive çliruese në organizmin e njeriut, ju ndihmon të keni një trup më të shëndetshëm, gjithashtu ju krijon mundësi të keni qasje pozitive në aktivitetin fizik.

Megjithatë një problem që mund të ballafaqohen shumë çifte ka të bëjë me ardhjen e orgazmës në të njëjtën kohë mes dy partnerëve. Nuk është mungesa e shpeshtë e seksit që e krijon këtë problem, madje as stresi dhe pozicionet që praktikoni.

Të gjitha elementet ndihmëse për arritjen e kulmit janë të lejuara, si: muzika, aromatizuesit, madje edhe gishtat tuaj, puthjet, pëshpëritjet, e ndonjëherë edhe seksi i dhunshëm.

Për të arritur orgazme njëkohësisht me partnerin provoni këto metoda:

Relaksohuni

Gjatë aktit seksual nuk duhet të jeni të ngarkuar me idenë se doemos duhet të arrini orgazmën së bashku. Lëreni që kjo të ndodhë spontanisht, kuptohet me një mundim të vogël. Para së gjithash është e domosdoshme që partnerët të njihen mirë- edhe shpirtërisht edhe fizikisht. Duhet ta dini se çfarë dëshiron tjetri, cilat zona erogjene e eksitojne, cilat janë pozicionet e preferuara… Po ashtu, partnerët nuk duhet të turpërohen nga njëri-tjetri, sepse për ta arritur kulmin së bashku, duhet që të tregojnë hapur se çfarë u pëlqen dhe çfarë jo.

Shtyjeni sa më shumë që të mundeni orgazmën, kështu këshillojeni edhe partnerin

Për dallim nga meshkujt, femrave zakonisht u duhet pak më shumë kohë për të arritur orgazmën. Prandaj është e domosdoshme që partneri t’i presë. Rekomandohet që meshkujt të qëndrojnë në një pozitë, e cila është sa më pak e përshtatshme për ta, ndërsa femrat duhet të jenë në pozitën në të cilën e arrijnë kulmin më shpejt. Është e domosdoshme të kontrolloni nivelin e kënaqësisë edhe tuajin edhe të partnerit, ashtu që varësisht nga momenti ta përshpejtoni ose ngadalësoni atë.

Bëhuni kreativ në shtrat

Nganjëherë është e duhur të jeni kreativ, prandaj gjithmonë janë të lejuara të gjitha gjërat që ndihmojnë në arritjen e kulmit. Pasi të arrini një herë orgazmën së bashku, secila herë tjetër do të jetë më e lehtë. Por mos insistoni në arritjen e kënaqësisë kulmore së bashku secilën herë që beni dashuri. Lejoni që orgazma e përbashkët të jetë spontane dhe jo e planifikuar.