• |
ide | kryesore

Sondazhi/ Blushi më i votuar se Rama. E mbështesin 75% e të anketuarve

I pakategorizuar
sondazh express.jpg


Nëse zgjedhjet do të mbaheshin nesër dhe shqiptarët do të duhet të zgjidhnin mes Edi Ramës dhe Ben Blushit, i fituari do të ishte deputeti që nuk u lejua të garonte përballë kryeministrit në zgjedhjet për kreun e PS. E thotë këtë një sondazh i gazetës Express, medias online më të lexuar në hapësirën shqipfolëse. 
Pyetjes “po të mbaheshin zgjedhjet nesër, kë do të votonit, Edi Ramën apo Ben Blushin, 75.7 e pjesëmarrësve në anketë thonë se do të votonin Ben Blushin dhe vetëm 24.8 % mbështesin Edi Ramën. 
Në anketë rezulton të kenë marrë pjesë 1 177 persona. 885 prej tyre preferojnë Blushin dhe vetëm 292 kryeministrin Rama. Duke patur shtrirjen e lexuesve të Express, një pjesë e tyre mund të mos jenë banorë të Shqipërisë. Gjithsesi ky anketim tregon se Blushi mbetet i preferuar veçanërisht tek të rinjtë, të cilat janë edhe lexuesit kryesorë të mediave online.
Vitet e fundit Edi Rama ka qenë në listën e politikanëve më të votuar në sondazhet online dhe jo vetëm. Popullariteti i tij, siç e tregon anketimi i gazetës shqiptare më të madhe online, me afro 1 milionë shikues në ditë, ka pësuar rënie të madhe si pasojë e konsumit në vetëm 3 vjet qeverisje.