• |
ide | kryesore

Këngëtarja serbe vjedh “Bon Bon” të Era Istrefit (VIDEO)

Arkiva, Paparazzi
auto_ana-640x380-640x3581462449192.jpg



Portali serb B92 sot i kushtoi një shkrim faktit se si këngëtarja serbe Ana Petroviq e ka përpunuar këngën hit të këngëtares shqiptare Era Istrefi.

“Edhe kjo ndodhi: këngëtarja serbe e përpunon hitin shqiptar dhe nuk tingëllon edhe aq mirë”, shkruan B92, duke e theksuar se versioni serb është më folklorik dhe se përmban skena më provokative.

Më tej ata shkruajnë se nuk është i panjohur fakti që këngëtarët e estradës serbe pëlqejnë t’i përpunojnë këngët greke dhe bullgare, por që deri më tani nuk ka pasur asnjë rast që ndonjë këngëtare e tyre ta këndojë një këngë shqipe, transmeton Klan Kosova.