• |
ide | kryesore

FOTOT/ “Donald Trump, festë me pornostaren e Playboy”

Arkiva, Planet
donald.png



Sulmet ndaj Donald Trump nuk kanë të sosur.

Pak ditë më parë NY Times publikoi një shkrim ku thuhej se Trump kishte ngacmuar seksualisht më shumë se 30 femra që shkonin të kërkonin punë te ai.

Sot ndërkohë një pornostare ka deklaruar se është takuar disa herë me Trump në “Playboy mansion”.

Miss Madison, “lepurushka” që ka dalë në faqen e parë të “Playboy” thotë se është takuar disa herë me Trump.

“E kam takuar disa herë atë, por nuk e njoh shumë mirë. Ka qenë i sjellshëm dhe i këndshëm”, thotë ajo.

Megjithatë 36-vjeçarja nuk ka dhënë më shumë detaje rreth takimit.

Por dihet nga të gjithë se në festat që bëheshin në “Playboy mansion”, vilën e botuesit të revistës së famshme, gjithmonë përfundonte me seks.