• |
ide | kryesore

Xhesika Ndoj e konfirmon: Kam marrë propozim martese nga kryebashkiaku i Romës

Arkiva, Paparazzi
tmp_8891-xhesika9-2119754223.jpg



Prej disa ditësh, ajo ndodhet në Itali me vajzën e saj pasi janë pajisur me pasaporta italiane. Megjithatë Xhesika Ndoj ka pranuar të japë disa detaje rreth historisë me kryebashkiakun e Romës.

“Po, është e vërtetë që kam marrë një propozim nga kryetari i Bashkisë së Romës,- tha ajo për 63-vjeçarin Francesco Paolo Tronca.- Po e mendoj ende përgjigjen që do t’i jap. S’kam çfarë të bëj, nuk më ngjit. Ai është beqar, do të martohet me mua. Ka disa vite që e njoh. Ka vendosur të mos martohet pa marrë një përgjigje nga unë. Ama ne duam shqiptarët, jo italianët,” është shprehur këngëtarja për ‘Bluetooth”.

Ky prononcim i Xhesikës vjen pak javë pasi biondja deklaroi në media se një deputet i paidentifikuar i kishte kërkuar një lidhje, duke e thënë se do e mbante si vajzë sheiku.