• |
ide | kryesore

Era Istrefi interpreton Live në Francë dhe pranon: Po jam në një lidhje

Arkiva, Paparazzi
era live.JPG



Tashmë, suksesi i saj është fakt! Era Istrefi e cila pati shpërthimin ndërkombëtar me hitin “BonBon”, ka dëshmuar përpara publikut francez se mund të përballojë një interpretim Live.

Këngëtarja nga Prishtina u duk e emocionuar, por arriti të kalojë me sukses provën e këndimit.

E ftuar në një emision të radios më të njohur franceze “NRJ”, 22-vjeçarja u ngacmua gjatë intervistës edhe për jetën private. “A ke të dashur?” – ishte pyetja e prezantuesit francez, së cilës Era iu përgjigj shkurt, “Po jam në një lidhje”.

Në fakt, ditët e fundit mediat në Tiranë folën për një marrëdhënie të këngëtares me menaxherin e saj, Faton Shoshi. Megjithatë, lajmi mbetetet ende i pakonfirmuar.