• |
ide | kryesore

Reperi shqiptar shpërthen kundër Ledionit: Jeni injoranta!

Arkiva, Paparazzi
image1 (2).JPG



Lista e të nominuarve për çmimet e natës finale të “Top Awards” ka nxjerrë në sipërfaqe pakënaqësitë e para të artistëve. Një ditë pas publikimit të pretendentëve që garojnë në kategoritë e evenitit që do të mbahet më 24 qershor, reperi nga Kosova 2Po2 ka reaguar ashpër, nisur nga një gafë që duket se stafi i këtij festivali ka bërë në lidhje me projektin e tij “Gone Girl”.

Në mesazhin e postuar në facebook, 2Po2 sulmon bashkë-producentin e “Top Awards”, Ledion Liço, duke pretenduar se ai nuk ka qenë korrekt me nominimin.

“Për Top Awards Me ´´ Dashuri ´´ 
Tema . Flori Mumajesi Ft 2po2 – Gone Girl

Për Faktin Që Jeni Snoba Nuk Kom Dyshu Por Të Jeni Injoranta Se Kom Prit !!!
Dua T'ju Them Se Un Dhe Muzika Ime I Kemi Mbijetu Kohës Dhe Neglizhences Nga Injoranta Si Puna Juve Plot 20 Vite , Në Kohë Shumë Më Të Vështira Se Kto Dhe Falë Talentit Dhe Punës Edhe Sot Pas 20 vitesh E Kam Mbështetjen E Publikut Që Fatmirsisht Nuk Eshtë I Njëjtë Me Ju .
Më Vjen Keq Që Po I Shkruj Kto Fjal , Ju Siguroj Që Nuk Jam Me Nerva ' Vetem Ta Dijë Ledioni Se Kush Është Njëri Nga Arkitektët E Ksaj Muzike Qe Pretendon Ta Promovoj Aty Ku Punon '' Falë Punës Që Bën Dhe Talentit Që Ka ´´ Kaq !!!!!
2po2 Ft Flori Për Ndryshe Është Vetëm Kënga E Parë E Albumit Tim Të Ardhshëm Këngë Ku Flori Pa Dyshim Ka Bërë Kontributin Më Të Madh ´ 
BC 2po2” – shkruan reperi kosovar.