• |
ide | kryesore

Zbulohet i dashuri i Jolezës, dikur aktivist i lëvizjes Mjaft

Arkiva, Paparazzi
joleza-koka-e1456524717923.jpg



Edhe pse politika është një profesion që s’ka lidhje me botën rozë dhe atë të showbiz-it, ka disa personazhe të politikës që shpesh përfshihen në lajmet rozë. Një ndër ta është edhe Joleza Koka, kryetarja e FRESSH-it, e cila vëmendjen e medias më shumë se sa për punën dhe kontributet e saj në politikë, e ka tërhequr me episode dhe ndodhi personale. E bërë shpesh objekt ngacimim dhe humori nëpër rrjetet sociale, Joleza ka treguar se është sportive dhe në përgjithësi i merr mirë edhe kritikat e shakatë që i bëhen. Megjithatë deri sot nuk është publikuar thuajse asgjë në lidhje me jetën e saj private. Por gazeta “Paloma” zbulon se cili është i dashuri i Jolezës.

Bëhet fjalë për një figurë po ashtu të njohur nga publiku, Laert Kolën, ish-aktivisti i MJAFT-it, i cili vazhdon të jetë i angazhuar me çështje që prekin shoqërinë civile. Të afërm të çiftit thonë që ata kanë disa vite bashkë dhe bëhet fjalë për një marrëdhënie të konsoliduar, edhe pse janë përpjekur ta mbajnë larg vëmendjes së mediave, aq sa as një foto të të dyve së bashku nuk mund të gjendet. / Paloma