• |
ide | kryesore

VIDEO/ 25-vjeçarja po filmonte veten kur u vra në masakrën e Orlandos

Arkiva, Syri i Lapsit
vrasja.png



KUJDES! PAMJE SHQETËSUESE!

Një prej viktimave të masakrës së Orlandos filmoi momentin kur terroristi Omar Mateen nisi të qëllonte gjatë masakrës te klubi i natës Pulse të dielën. Amanda Alvear, 25 vjeçe, e shpërndau videon me miqtë në Snapchat. Gjatë natës ajo kishte postuar disa video duke kërcyer, ku dukej duke valëlzuar muzikë latine bashkë me miqtë e saj. Por në videon e fundit në profilin e saj, nata kthehet në një skenë tmerri. Amanda përpiqet të shpjegojë në kamera se çfarë po ndodh teksa në sfond dëgjohen të shtënat.  Tepër e frikësuar në fytyrë, ajo pëshpërit “po qëllojnë” dhe më pas video ndërpritet. Të hënën, Amanda u konfirmua se një prej 49 viktimave që u vra gjatë krimit masiv më të madh të historisë amerikane.