• |
ide | kryesore

Arsyeja e vërtetë pse meshkujt ju dërgojnë foto të penisit

Arkiva, Stil
Screenshot_2-10-780x439.jpg



Tanimë kjo është bërë një pyetje shumë e vjetër: A i pëlqejnë dikujt me të vërtetë fotografitë e penisit? Dhe dërgimi i tyre a e sjell reagimin që shpresojnë?

Këtë javë në Cosmo Happy Hour, redaktorja e Cosmopolitan, Elisa Benson, i bashkëngjitet redaktorit të rubrikës për seks dhe lidhje, Ali Drucker, terapistit të seksit, Dr. Chris Donaghue, fotografes profesionale të penisit, Soraya Dolbaz dhe Brandi Glanville për të diskutuar gjithçka rreth dërgimit të fotografive të penisit, transmeton Telegrafi.

1

Nuk është befasi që shumë gra të cilat i bashkëngjiten aplikacioneve të takimeve fillojnë të pranojnë shumë e shumë fotografi të penisit nga meshkujt. Dr. Donaghue thotë se shpeshherë “nevoja” për të dërguar këso fotografi vjen nga instinktet seksuale të mashkullit.

Ai thotë se meshkujt janë të trajnuar të jenë iniciatorët dhe fotografia e tillë është mënyrë për të provuar ta filloni procesin e “seksualizmit”.

“Meshkujt mendojnë se nëse nuk e bëjnë këtë, ata asnjëherë nuk do t’i futen kësaj rruge”, thotë ai.

Por, e rëndësishmja është të mbani mend se kjo gjë prapëseprapë mbetet apo konsiderohet akt seksual.