• |
ide | kryesore

Hillary Clinton, me rroba banje dhe me ferexhe (Foto)

Arkiva, Planet
23158392405_d3e3b60cb8_o-780x439.jpg



Një artist në Australi nuk ka pyetur shumë për ligjet e vendit të tij. Ai ka pikturuar Hillarin fillimisht me rroba banje, kurse më pas me ferexhe.

Artisti i njohur si Lushsuks e kishte bërë këtë, edhe pasi këshilli e kishte paralajmëruar se do të gjobitet.

Pret "të dashurën" për 10 ditë në aeroport, pastaj përfundon në spital (Foto)

Këshilli Maribyrnong ka reaguar pasi pa një pikturë të Hillari Klintonit me rroba banje dhe me kartëmonedha në xhep, përcjell Shekulli.

Ky këshill është shprehur se edhe banorët janë ankuar lidhur me veprën, e cila është pikturuar në një mur në Futkraj, 5 kilometër larg Melburnit, shkruan “The Guardian”.

Përmes një deklarate, këshilli tha se piktura e kandidates për presidente në SHBA shkel ligjet për barazinë gjinore.

Shefi ekzekutiv i këshillit tha se edhe policia mendon se piktura është fyese, si dhe banorët. Ai shtoi se piktura nuk shkon për shtat me personalitetin e Hillarit.

Pavarësisht kësaj, artisti i njohur si Lushsuks, në vend se ta largojë pikturën, e mbuloi Hillarin me ferexhe.

“Nëse kjo grua myslimane ju fyen, atëherë ju jeni fanatikë, racistë, dhe seksistë islamofobë”, ka shkruar artisti në foton e tij të pikturuar në mur. /Telegrafi/

h111

h222