• |
ide | kryesore

Ish-kryeministri britanik zbathur dhe ulur anës rrugës, një leksion demokracie

Arkiva, Planet
14067622_485375778338262_6224242263871848579_n.jpg



Pak muaj më parë ai ishte njeriu më i fuqishëm në Britani. I ndjekur kudo nga një turmë njerëzish që e ndihmonin dhe gjithmonë me një grup gazetarësh dhe kameramanësh që mundoheshin të kapnin pamjet më të mira.

Sot David Cameron është 49 vjeç dhe ka kohë të lirë sa të dojë. Fotoja e fundit e bërë dhe që ka qarkulluar në të gjitha mediat botërore është shkrepur në Cornwall. Ish-kryeministri është ulur anës rrugës duke ngrënë patatina dhe fileto peshku, zbathur dhe me një vështrim të përhumbur.

Ajo që po e shoqëron duhet të jetë e shoqja (duke parë paraqitjen nga prapa) ndërsa të tjetërt duken të jenë të huaj pasi nuk janë parë në të kaluarën në krah të ish-kryëministrit britanik.

“Daily Mail” shkruan se kjo foto flet më shumë se 1 mijë fjalë. Sipas saj ajo është drama e kësaj vere për ish-kryeministrin që humbi një referendum duke vënë në pikëpyetje sistemin politik në Britani, por edhe në të gjithë Europën.

Sipas “Daily Mail” ajo foto rrëfen edhe një herë mësimin e një demokracie. Cameron u tregua arrogant gjatë fushatës përpara referendumit. Ai shfaqej gjithmonë i sigurt se Britania nuk do të votonte daljen nga BE. Ai thoshte se i kishte bindur britanikët për reformat që kishte ndërmarrë. Ai nënvizonte gjithmonë se askush nuk do tu besonte mbështetësve të BREXIT duke nënkuptuar se ata nuk ishin në rregull nga mendja.

Por ndodhi e kundërta. Ai nuk i kishte bërë mirë llogaritë dhe qytetarët e tij vendosën ta ndëshkojnë. Tashmë ai vuan pasojat.

Por kjo foto është edhe një leksion demokracie prej britanikëve mbi ata që humbin dhe largohen. A mund ta mendoni një ish-president amerikan të ulur anës trotuarit duke ngrënë patatina dhe peshk të fërguar? A do ta lejonte shërbimi sekret amerikan Bill Clinton të ulej me të panjohur anës rrugës? Ka dyshime. Sigurisht që ndonjë badiguard i tij mund të ndodhet në distancë. Ose edhe gratë pranë tij të jenë pjesë e familjes, por sërish foto ka hapur mjaft debate në Britani dhe jo vetëm.  /lapsi.al/