• |
ide | kryesore

Historia që ka prekur rrjetin, çifti i të moshuarve detyrohet të jetojë i ndarë pas plot 62 viteve bashkë

Arkiva, Planet
90942224-capture_1472290134-4473985.jpg



Një çift i moshuar kanadez është detyruar të jetojë në shtëpi të ndara të kujdesit pas plot 62 viteve martesë.

Një foto e Wolfram Gottschalk 83 vjeçar dhe e gruas së tij Anita 81 vjeçare, u bë hit në internet pasi mbesa e tyre e kishte shpërndarë foton me historinë e tyre.

Ashley Baryik, 29 vjeçe, ka thënë se gjyshërit e saj janë ndarë sepse nuk ka vend për të dy në shtëpinë e njëjtë të pleqve në Surrey, British Columbia.

Gottschalk, i cili është diagnostikuar me sëmundjen e Limfomas, gjendet në listën e pritjes për t’u vendosur në të njëjtë shtëpi me gruan e vet.

Në një status në Facebook këtë të marte, Baryik postoi një foto prekëse të gjyshërve të vet të cilët shihen duke i fshirë lotët gjersa ia mbajnë dorën njëri-tjetrit, me mbishkrimin “kjo është fotoja më trishtuese që kam bërë ndonjëherë.”

Fotoja është shpërndarë më shumë se 6.000 herë online.