• |
ide | kryesore

Kush është Sajmir Jaku, ish –drejtori i OSHEE që u vra në Rrëshen (FOTO)

I pakategorizuar
8301d0b1-8afd-4565-a4b7-8a9dcc43d8b7.jpg



Sajmir Jaku nuk është i panjohur. Emri i ish –drejtori i Tensionit të Lartë për zonën e Veriut gjendet lehtësisht në media. Në nëntor të vitit 2015 ai kandidoi për kryetar të Partisë Socialiste për Rrëshenin, në një garë me Nikolin Kaçorrin dhe Bardhok Pulajn.

disa muaj më vonë, më 28 maj 2016, emri i tij zë sërish vend në media. I sapoemëruar në detyrën e lartë në OSHEE, ish –kryeministri Sali Berisha e akuzon për pjesëmarrje në grupet e trafikut të drogës në Itali dhe i dënuar për këtë krim.

Një qytetar i shkruante Berishës së Jaku ishte pa arsimin përkatës, “me 8 klasë shkollë” dhe ishte emëruar në detyrë vetëm për arsyen e vetme se ishte mik i kryetarit të Bashkisë së Rrëshenit, Ndrec Dedës, ish –drejtor i policisë së Bashkisë së Tiranës, në kohën e Edi Ramës.

Jaku u shkarkua nga ky pozicion i lartë një javë më parë për arsye që s’janë bërë publike nga ata që e firmosën shkarkimin.

Paraditen e sotme ai u qëllua për vdekje me breshëri automatike teksa po konsumonte kafenë në një nga lokalet në qendër të Rrëshenit (më poshtë foto të vendit të ngjarjes të Lapsi.al).

Dy persona të armatosur hynë në lokal dhe zbrazë breshëri mbi të, duke e lënë të vdekur në vend. Një person tjetër, që ishte në tavolinë me të, mbeti i plagosur.

Asnjë prej atentatorëve nuk është kapur.

Policia po heton mbi shkaqet. Vrasja për shkak të konflikteve gjatë ushtrimit të detyrës, të konflikteve personale të kohëve të fundit apo të përplasjeve të vjetra, janë pistat kryesore që po ndiqen. /Lapsi.al