• |
ide | kryesore

Aguero njeriu i mbrëmjes për City (video 3 golat e tij)

Arkiva, Sport
agur.png



Skuadra e Manchester Cityt e ka nisur furishëm edicionin e ri në Ligën e Kampionëve, pasi në stadiumin e saj ka mposhtur 4:0 Borussia Monchengladbach.

Më i veçanti për këtë fitore ishte Sergio Aguero, i cili shënoi het trik kundër skuadrës gjermane, ndërsa golin tjetër e shënoi Ihenacho. Aguero ka shkëlqyer me paraqitjet e tij gjate periudhes Guardiola, ku në 5 ndeshje ka shënuar 9 gola, dhe skuadra ka fituar në të gjitha këto ndeshje

Pas kësaj fitoreje, City ndan vendin e parë me Barcelonën në Grupin C, pasi spanjollët mbrëmë mundën Celticun 7:0.

 

Më poshtë i keni rezultatet e plota.

Manchester City-Monchengladbach 4-0
Leverkusen-CSKA 2-2
Tottenham-Monaco 1-2
Legia-Dortmund 0-6
Real Madrid-Sporting 2-1
Brugge-Leicester 0:3
Porto-Kobenhagen 1-1
Juventus-Sevilla 0-0
Lyon-Dinamo 3-0