• |
ide | kryesore

Detaje nga hetimi/ Beckenbauer mori para për organizimin e Botërorit

Arkiva, Sport
FranzBeckenbauer-780x439.jpg



Të tjera detaje janë bërë të ditura orët e fundit lidhur me skandalin që ka përfshirë Franz Beckenbauer mbi organizimin e Botërorit të vitit 2006 nga Gjermania.
 
Sipas asaj që raporton Bild, Beckenabuer nuk ka punuar në mënyrë vullnetare për organizimin e këtij kompeticioni, ndryshe nga çfarë ka deklaruar sistematikisht në çdo konferencë shtypi, por është paguar në mënyrë të majme nga ana e Federatës Gjermane të Futbollit, transmeton TCH.
 
Raportohet se Beckenbauer ka përfituar 5.5 milionë euro si kryetar i komitetit organizator të turneut, madje DFB ka përfunduar dhe në telashe me tatimet prej tij, pasi shuma e Beckenbauerit fillimisht nuk është deklaruar dhe pas kontrollit të tatimorëve, Kaiseri është detyruar të kthejë mbrapsht 1.16 milion euro, që sipas DFB janë paguar nga ana e tij në vitin 2011.
 
Pagesa e fshehtë për Beckenabuer mund të njollosë figurën e tij, pasi ish-kapiteni i Gjermanisë akuzohet gjithashtu dhe për evazion fiskal.