• |
ide | kryesore

Hakmarrja e Noizyt pas plagosjes në Prishtinë

Arkiva, Paparazzi
noizyyyyy.jpg



Janë të shumta informacionet e publikuara rreth ngjarjes së bujshme një ditë më parë në Prishtinë; përplasjes me armë të reperëve Baba Stars VS OTR. E nëse ende nuk ka një version zyrtar të dinamikës, kush ngacmoi kë, e sigurtë është plagosja e Noizyt në pjesën e prapme të vitheve, për të cilën mjeku kosovar tha se ia kishte hequr plumbin.

Noizy nuk pranoi të qëndrojë më gjatë në spital. Me të mbaruar operacionin ai vazhdoi procedurat me policinë e Kosovës dhe më pas, menjëherë u nis për koncertin e rradhës në Ferizaj.

Por, siç shkruajnë mediat kosovare, Rigels Rajku nuk u duk aspak i lënduar në skenë. Përkundrazi, reperi i njohur u shfaq tejet energjik dhe për më tepër i dedikoi një tallje massive rivalëve të tij.

Në një video që e ka siguruar Klan Kosova, Noizy dëgjohet duke kënduar këngën “Jena Mbretër”, këngë kjo e cila është bërë disa vite më parë kundër anëtarëve të Babastars.

Pjesën F*** Babarecords, Noizy e rikthen mbi katër herë, kështu duke marrë mbështetje edhe nga publiku.  Nga ana tjetër tre të arrestuarit: Ylber Abdullahu (Cozman), vëllai i tij dhe Albert Krasniqi janë lënë në burg për 48 orë. Ndaj tyre mund të rëndojë akuza për tentativë vrasje.