• |
ide | kryesore

Rrep dhe plumba/ Kronika e përleshjeve të bandave muzikore shqiptare

Arkiva, Paparazzi
cozman.jpg



Ca anglisht, ca shqip! Më pas shqipja dhe anglishtja që ngatërrohen aq shumë sa është e vështirë të kuptosh në fund të një këngë se ku fillon njëra dhe ku mbaron tjetra dhe se cili është mesazhi që këngëtari ka dashur të përçojë te fansat e tij.

Mesazhe pas asnjë kontekst social, ku të vetmet fjali që çojnë peshë zemrat e fansave janë ato me alkool, dhunë, seks, jetë nate dhe në fund një ‘ha ha kudo që shkojmë e çojmë venin n’hava’. 

Kush dëgjon sot Noizyn, Stresin, Cozmanin e me radhë, jo vetëm që s’kupton asgjë, por nuk mund të jetë as anarkist, pasi në thelb tekstet e këngëve të tyre janë mesazhe boshe për një rini që fatkeqësisht as vetë nuk e di se ç’është arti i vërtetë i sjellë nëpërmjet mesazhit të tekstit të një kënge.

E vetmja gjë që mund të kuptosh nga i quajturi art i tyre, është që inatet personale për ‘zogun’, madhësinë e kallashit dhe pistoletës, makinës luksoze e jetës më të shtrenjtë, i gjen fare lehtë në tekste të shfrenuara që kapin mijëra klikime në Youtube.

Në Shqipëri këtë rrugë e filloi Viktor Paloka ose siç njihet në art “Unikkatil”, i pari që do të sillte në shqip repin e ashpër dhe do të bënte për vete mijëra fansa. Por me daljen në skenë të Rigels Rajkut “Noizy”, Arkimed Lushës, “Stresi”, si dhe fuqizimin e “Babastars”, beteja për të tërhequr sa më shumë fansa u bë e ashpër.
Në tekstet e këngëve të tyre, gjenden fjalë ofenduese për kundërshtarët, gjë kjo që tërhqite pas vetes shumë të rinj. Por beteja vetëm në tekstet e këngëve, vijoi deri në vitin 2010, ku tashme fansat të frymëzuar nga këngët me tekste dhune, nisën betejën mes tyre.

Në prill të atij viti, Denis Dollapi, një mbështetës i Stresit dhe grupit të tij “Butuesi”, është qëlluar 11 herë me thikë, duke mbetur i plagosur rëndë, në afërsi të shkollës “Sami Frashëri” në Tiranë, pas një konflikt me mbështetësit e grupit rival OTR. Por përgjigja nuk vonoi. Një muaj më vonë, në hyrje të Pallatit të Kongreseve, Jetnis Dollapi, një mbështes i Stresit qëlloi me armë në drejtim të mbështësve të Noizyt. Ngjarje nga e cila mbeten të plagosur lehtë dy persona.

Pas këtyre ngjarjeve të rënda, konfliktet mes fansave u zhvendosën në rrjetet sociale. Nga ana tjetër anëtarët e “Babastars” dhe OTR nuk hezitonin që në intervista të ndryshme të thumbonin kundërshtarët, derisa ata u përplasën fizikisht në vitin 2012 në aeroportin e Zyrihut në Zvicër. Edhe pas asaj ngjarje, replikat në distancë kanë vijuar pa pushim, replika të cilat sollën dhe përplasjen e së martës, në qendër të Prishtinës.

Marrë me shkurtime nga Top Channel