• |
ide | kryesore

Këngëtarja shqiptare bëhet imazh publicitar në Turqi, reklamon Viagrën

Arkiva, Paparazzi
jj_1474175742-9184361.jpg



Xhesika Ndoja mund të jetë një nga të shumtat “këngëtare” të cilat nuk komentohen për muzikën, por për “skandalet” në jetët e tyre private. Dhe me sa duket, kjo mënyrë e të bërit “emër” është gjithçka ato kanë dashur.

27-vjeçarja nga Puka ka ditur të përfitojë nga fama.

Fillimisht tërhoqi vëmendjen me historinë e deputetit që i kishte ofruar jetë luksi në këmbim të seksit. E më pas, Xhesika ndoja u përfol për të tjera afera me sfond rozë.

Personazhi që komentohet për shfaqjet provokuese duket se këtë herë ka arritur të godasë sërish, në lidhje me përfitimet nga puna e të qenit personazh.

Fotot e nxehta të bjondes me forma të rrumbullakosura janë tashmë pjesë e televizioneve në Turqi.  

Bëhet fjalë për një reklamë viagre, ku gjatë spotit reklamohet edhe fotografia e këngëtares sonë. Me sa duket, imazhi i Xhesikës është ngatërruar me një pornostare.

Në fakt, nuk dimë ende nëse këtë spot ndërkombëtar mund ta quajmë një tjetër sukses të biondes seksi.